Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Dramë kurbinase në Elbasan: Hapoel Beer Sheva përmbys Laçin me dy gola në shtesë

Lapsi.al 17 September 2020
Video/ Dramë kurbinase në Elbasan: Hapoel Beer Sheva përmbys

Laci nuk e beson akoma atë që ndodhi në Elbasan Arena. Kurbinasit pasi nxorrën jashtë kompeticionit në transfertë Keshlan shkuan fare pranë përsëritjes në Elbasan përballë Hapoel Beer Sheva. Në avantazh të një goli deri në fund të kohës së rregullt, bardhezinjtë vuajtën daljen me kartonin e dytë të verdhë të Deliut, duke pësuar dy gola në tre minutat shtesë: Agudelo dhe Varenne ndëshkojnë Sherrin dhe eleminojnë në mënyrë të pabesueshme Lacin që nuk hakmarret dot për eleminimin një vit më parë me vlerë të golit në fushën kundërshtare pikërisht nga izraelitët.

Kurajo e Cungut me 4-3-3 tregoi se tekniku nuk kishte ndërmend ti frikësohej kundërshtarit, që pjesën e parë mori epërsi territoriale, me një presing ultra ofensiv që e vuri në vështirësi daljen e bardhezinjve nga zona e tyre. Laci bëri një lojë të kujdesshme, duke u limituar të mos lejojë hapësira, në një pjesë të parë pa shumë raste, ose më saktë asnjë flagrant para portës.

Goli i Nëabuezes në minutën e 59 u duk se theu ekuilibrat. Amerikani edhe një herë bëhet protagonist i të tijve dhe agonizmi me të cilin kurbinasit mbrojnë rezultatin u duk se do të bënte punë. Sherri arriti ti mbajë larg rreziqet, por në të 86 kur Deliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë gjërat u komplikuan.

Ndoshta mungesë eksperience, ndoshta edhe vetëm thjesht fat i keq, por Beer Sheva përmbys gjithcka në minutat shtesë. Laci nuk mund të bënte asgjë në të 90 kur silura e Agudelo nuk i la asnjë mundësi portierit të bardhezinjve, por gjërat u kthyen në dramë kur Varenne gjeti goditjen fatale në të 93, duke nxjerrë jashtë Europa League Lacin, që ndoshta akoma nuk e beson cfarë ndodhi në ato tre minuta të mallkuara...

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI