Flash

Covid i mbyll dyert Allianz Arena: në Gjermani luhet me tifozë, por jo Bayern

Lapsi.al 17 September 2020
Covid i mbyll dyert Allianz Arena: në Gjermani luhet me tifozë, por jo

Bayern Mynih -Schalke 04, ndeshja inauguruese e Bundesliga 2020/21, do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Pavarësisht hapjes së rrugës nga qeveria gjermane për të mbushur impiantet deri në 20% të kapaciteteve, duke parë rastet e Covid-19 në rritje në qytet, autoritetet e Mynihut kanë vendosur se Allianz Arena do të mbetet me dyer të mbyllura. "Nuk mund të lejojmë që mijëra tifozë të futen njëkohësisht në një stadium" ka komentuar kryetari i bashkisë Dieter Reiter.

"Duhet vetëm ta pranojmë e të respektojmë rregullat", ka komentuar tekniku i Bayern Hansi Flick. "Duhet të adaptohemi ndaj situatave që nuk mund ti ndryshojmë. Cështja do të na persekutojë për shumë kohë. Do ta përballojmë edhe këtë situatë të re në mënyrë profesionale".

Do të ketë tifozë ndërkohë në Signal Iduna Park për ndeshjen e parë sezonale të Dortmund kundër Moenchengladbach, por në një numër edhe më inferior se 16mijë tifozët e lejuar nga përqindja e autorizuar nga Qeveria. Klubi verdhezi ka njoftuar hyrjen e 10 mijë abonentëve, më pak se numri i ligjshëm për shkak të problemeve logjistike.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI