Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Nga Ferri në Parajsë: Myrto Uzuni shënon në cdo portë të mundshme, por kualifikon Ferencvaros

Lapsi.al 16 September 2020
Video/ Nga Ferri në Parajsë: Myrto Uzuni shënon në cdo

Myrto Uzuni i bën të gjitha vetë: i komplikon jetën Ferencvaros me një autogol, përpara se të bëhet vendimtar në kualifikimin me një gol tipik për "Panterën", që nxjerr jashtë Champions League Dinamon e Zagrebit. Një hakmarrje e vogël për Lokomotivën, ish-skuadrën e beratasit, që Dinamon e ka rivalen e madhe.

Në një ndeshje delikate, spikatin talentet e mëdha. Uzuni u konsiderua si blerja më e fortë e hungarezëve në verë dhe sulmuesi me numër 77 nuk i zhgënjeu pritshmëritë, pavarësisht se i trembi jo pak të tijtë me autogolin e minutës së 23, që zhvleftësoi golin e shpejtë të Lovrencsics në minutën e 2. Sulmuesi i kombëtares ishte i pafat në zhvillimet e një goditje këndi, duke e gjetur topin përpara në një devijim të pavullnetshëm.

Uzuni nuk mund të mbante peshën e një goli që mund të kishte pasoja drastike për Ferencvaros e në minutën e 65, rrëmben një top kundërshtarit, driblon një tjetër ndërsa është i pandalshëm në galopimin drejt portës ku me finesë mposhti portierin Livakovic. Ferencvaros shkon tashmë në playoff të Champions e kanë vetëm një pengesë përpara se të futen në fazën e grupeve të kompeticionit, që do të ishte shpërblimi më i mirë për investimet e kampionëve hungarezë, ku Uzuni është ai më i spikaturi...

CHAMPIONS LEAGUE 2020/2021 - QUALIFICATION

Omonia Nicosia * 1 - 1 FK Crvena Zvezda (me penallti)

Ferencvaros 2 - 1 Dinamo Zagreb

Maccabi Tel Aviv 1 - 0 Dinamo Brest

Qarabag FK 0 - 0 Molde

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI