Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Pirlo befason Covercianon me rezultatin e tezës: "futbolli total e kolektiv" i tij vlen 107 pikë në 110

Lapsi.al 16 September 2020
Pirlo befason Covercianon me rezultatin e tezës: "futbolli total e

Andrea Pirlo është 'laureuar' trajner me votimin e dytë më të mirë në kursin e Covercianos që i ka dorëzuar Patentën Uefa Pro. Teza me 30 faqe e teknikut të ri të Juventus, me titull 'Futbolli im', ka marrë pikavarazhin e 107 pikëve nga 110 të mundshme, si ka zyrtarizuar Sektori teknik i Figc. Më mirë se ai ka bërë vetëm ish-tekniku i Genoas Thiago Motta, që ka marrë 108/110.

Një tezë, ajo e Pirlos, që jep detaje të qarta për idetë e trajnerit: "Topin duhet ta mbajmë sa më gjatë kur sulmojmë, e të kemi një egërsi agonistike për ta rifituar kur e humbim".

"Idea bazë e futbollit tim është ndërtuar mbi vullnetin e një futbolli propozitiv, të zotërimit e të sulmit", "një futboll total e kolektiv, me 11 lojtarë aktivë në fazë ofensive e difensive. Duke manipuluar hapësirat e kohët, kemi ambicjen për të komanduar lojën në të dy fazat. 'Loja' duhet të jetë fija drejtuese e skuadrës sime", "një lojë e bazuar në kolektivitetin por në gjendje të ekzaltojë individualitetet më të forta", shkruan tekniku i Juves në hyrje të tezës finale të Master Uefa Pro.

Pirlo citon skuadrat "që më kanë inspiruar në formimin e idesë sime të futbollit. Skuadra e trajnerë që kam admiruar si tifoz e të tjera që kam patur fati të luaj bashkë ose kundër: Barcelona e Cruijff e pastaj ajo e Guardiolas, Ajax i Van Gaal, Milan i Ancelotti deri tek Juventus i Conte".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI