Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Champions/ Paok i Mihaj nxjerr KO Benfikën: kualifikohen edhe Gent e Dinamo Kiev

Lapsi.al 15 September 2020
Champions/ Paok i Mihaj nxjerr KO Benfikën: kualifikohen edhe Gent e Dinamo
Tre ndeshje e po aq verdikte: Dinamo Kiev, Paok e Gent kalojnë raundin e tretë paraeleminator e shkojnë në playoff të Champions League, pengesa e fundit përpara fazës së grupeve. DINAMO KIEV-AZ 2-0 — Ukrainasit avancojnë, duke mundur 2-0 AZ. Gerson Rodrigues, 25 vjecari nga luksemburgu, shënoi golin e parë në të 49' e i hapi rrugën Mircea Lucescu për raundin e ardhshëm. AZ e provoi, luftoi shumë, por pësoi 2-0 tre minuta nga fundi: goditje vendimtare me kokë e Shaparenkos, i aftë të dërgonte topin në portën e boshatisur pas një aksioni interesant të të zakonshmit Rodrigues, më i miri nga të tijtë. Pasi shënoi në Superkupën e Ukrainës, vendos edhe ndeshjen kundër hollandezëve të Az. Goli i parë në Champions për të, ndërsa Dinamo Kiev do të sfidojë Gent në konfrontimin e dyfishtë (luhet në 22 e 30 shtator). PAOK-BENFICA 2-1— Arritje e madhe në Selanik. Enea Mihaj nuk luajti asnjë minutë, por nga pankina pa Paok ti shënonte dy herë Benfikës e të kualifikohej në playoff. Një rezultat i pabesueshëm për grekët, ku gjithcka ndodhi në pjesën e dytë: Giannoulis në të 63' shënoi golin e parë, ndërsa dyfishoi Zivkovic 15' nga fundi. Goli i 2-1 i Rafa Silva mbërriti në të 93' por vetëm sa për të shtuar keqardhjen. Benfica eliminohet, ndërsa tani grekët do të sfidojnë rusët e Krasnodar në raundin final. Sfidë mes dy skuadrave suprizë (në fushë në 23 e 29 shtator). GENT-RAPID VIENNA 2-1— Tjetër sukses në shtëpi, këtë herë i takon Gent. Djemtë e De Decker kualifikohen në Arena Ghelamco me një 2-1 pa histori, përjashtim bën vetëm goli i Demir (datëlindja 2003) në të 93-tën. Tani belgët do të luajnë kalimin në grupe kundër Dinamo Kiev. Vendosën ndeshjen golat e Dorsch e Yaremchuk, një në pjesën e parë (35') e tjetri në të dytën (59'). Pengesa e fundit quhet Dinamo Kiev. NDESHJET E TJERA — Nesër do të luhen pesë ndeshje të tjera të fazës paraeleminatore: Omonia Nicosia-Stella Rossa (ora 17.00), Ferencvaros-Dinamo Zagreb (19.00), Maccabi Tel Aviv-Dynamo Brest (19.00), Qarabag-Molde (19.00) e Midtjylland-Young Boys (20.30). Ndeshjet janë teke.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI