Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

"Sot është maksimumi i maksimumit": Pjanic prezantohet tek Barcelona

Lapsi.al 15 September 2020
"Sot është maksimumi i maksimumit": Pjanic prezantohet tek

"Të largohesha nga Juventus ishte e komplikuar. Kam lënë një klub të jashtëzakonshëm, por një futbollist ka nevojë për stimuj të rinj për të përballuar sfida të reja. Pas 9 vjetësh në Itali kisha nevojë për objektivë të rinj e Barcelona ishte ëndërra ime". Është prezantuar kështu Miralem Pjanic, gati për aventurën e re në blaugrana. "Nuk kam menduar kurrë se Messi mund të vishte një fanellë tjetër - vazhdoi boshnjaku - E dija se në fund gjithcka do të zgjidhej. Dëshira ime ishte të luaja me të. E takova Messin dy apo tre ditë më parë e nuk kam mundur të stërvitem akoma me të".

Pjanic ka treguar më pas se ndihet i përkëdhelur nga fati: "Ka qenë një fat për mua të luaja me lojtarë si Cristiano Ronaldo apo Totti. Dua të zbavitem me gjithë skuadrën, besoj në shpirtin e grupit. Që fëmijë ëndërroja të luaja për Barcelonën - ka shtuar boshnjaku - të jem pjesë e kësaj skuadre, e këtij klubi, është e jashtëzakonshme. Sot jam në klubin më të madh të botës e është një etapë shumë e rëndësishme në karrierën time. Aspirojmë të fitojmë të gjithë trofetë, sepse është një mundësi e madhe për mua. Kam luajtur në skuadra të madhe e kam gjithnjë respekt për klubet ku kam luajtur. Karriera ime ka qenë e rëndësishme e sot është maksimumi i maksimumit".

Nuk mund të mos komentohej 2-8 i pësuar kundër Bayern: "E pashë ndeshjen. Janë mbrëmje kur gjithcka shkon kundër e pata impresionin që ishte një prej tyre. Situata e Covid nuk është justifikim. Ishte një goditje e rëndë, e vështirë për ta pranuar, por i gjithë grupi kërkon të ndryshojë faqe. Duhet të mendojmë për vete e të jemi të bashkuar, të formojmë një grup të fortë e të shëndetshëm. Vetëm kështu mund të përsërisim sukseset e të kaluarës".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI