Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Hoeness sulmon Liverpool e United: “Nuk kanë stil, po na shantazhojnë”

Lapsi.al 14 September 2020
Hoeness sulmon Liverpool e United: “Nuk kanë stil, po na

Uli Hoeness nuk është personi që matet dy herë kur flet. Legjenda e Bayern Mynih, ish-presidenti i klubit bavarez, nuk ndryshon aspak edhe tani që është spostuar disi. Vetëm një ditë pasi quajti menaxherin e Alaba, “një piranja që thith para”, tani ish-presidenti e ka me dy klube të mëdha të futbollit europian: Liverpool e Manchester United. Të dy klubet janë të interesuar për Thiago Alcantara, kontrata e të cilit me Bayern skadon në 2021, por nuk kanë mbërritur ende oferta zyrtare në Allianz. Gjë që e bën Hoeness të mendojë se dy klubet… po bëjnë dinakun. “Besoj se është e qartë se Thiago ka një akord me Liverpool ose me United. Ose edhe me të dyja. Por klubet po bëjnë blof e asnjë prej të dyve nuk ka kontaktuar Bayern zyrtarisht akoma”, ka shpjeguar Hoeness.

Gjë që është e barabartë sikur të thuash se anglezët nuk respektojnë rregullat, që thonë se mund të flasësh me një lojtar vetëm pasi klubiu të jep lejen ta bësh. “Nga pikëpamja ime, kjo quhet të mos kesh stil. Po na shantazhojnë, presin javën e fundit për të bërë një ofertë të ulët”. Më pak se 30 milionë për të cilët bavarezët janë të gatshëm ta lënë lojtarin të lirë. Nga Anglia sugjerojnë se akordi i Thiagos është me Liverpool, por se Klopp nuk është i bindur shumë të shpenzojë atë shumë për mesfushorin. United, nga ana e tij, ka shumë lojtarë në atë zonë të fushës, por mundësia për ti marrë me pak euro Thiagon një rivali kontinental… justifikon mjetet.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI