Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Koulibaly i ngel Napolit në derë: City zbraz 94 milionë euro për Gimenez të Atleticos

Lapsi.al 14 September 2020
Koulibaly i ngel Napolit në derë: City zbraz 94 milionë euro

Pak ditë nga starti i kampionatit, e ardhmja e Kalidou Koulibaly mbetet e panjohur. Ndryshe nga orët e para të merkatos, qendrimi i mbrojtësit senegalez tek Napoli nuk është më i pamendueshëm. Tratativa me pretendentin kryesor për lojtarin, ose më saktë Manchester City, nuk është bërë kurrë e prekshme e kthesa e marrë nga anglezët me objektiv Gimenez të Atletico Madrid - për të cilët janë vënë në tavolinë 94 milionë euro - duket se e ka lënë Koulibaly në derën e Napolit.

Napoli e Gattuso nuk e kanë kundërshtuar kurrë shitjen e lojtarit, por për Koulibaly vlerësimi i bërë nga De Laurentiis është fiksuar në 75 milionë euro, jo më pak. Nga ky pozicion shoqëria e kaltër nuk është spostuar kurrë, duke plotësuar kështu dëshirën për ndryshim të lojtarit - pa bërë luftë si me Milik - por duke i kërkuar stafit të tij të prezantojë një ofertë në nivelin e kërkesës. Shoqëria më e interesuar ishte Manchester City i Guardiolës, ndërsa më larg dukej Psg.

Mbrojtësi ka ende tre vjet kontratë dhe është pjesë e projektit teknik të Gattuso, kështu që qendrimi nuk është cudi. Sipas të përditshmes së Madrid "As", anglezët i kanë prezantuar Atleticos një ofertë formale prej 89 milionë euro plus pesë bonus për mbrojtësin uruguajan Gimenez. Për të në fakt Colchoneros kanë një klauzolë të zgjidhjes së kontratës fiksuar në 120 milionë e për momentin nuk duken të gatshëm të negociojnë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI