Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Pirlo debuton me 5 gola tek Juventus: "E di që duhet të fitoj menjëherë"

Lapsi.al 13 September 2020
Pirlo debuton me 5 gola tek Juventus: "E di që duhet të fitoj

Andrea Pirlo ka mbetur i kënaqur pas 5-0 në miqësoren e parë si trajner i Juventus kundër Novarës: "Djemtë u impenjuan, një stërvitje e mirë: ishte e rëndësishme, duke qenë se ishte ndeshja e parë me të gjithë lojtarët në dispozicion". Tekniku bardhezi e ka te qartë se është i detyruar të fitojë menjëherë: "Normale për një trajner të Juventus ti duhet të fitojë: ishte kështu si lojtar, është njësoj në pankinë". Në lidhje me merkaton: "Më duhet një qendërsulmues sa më shpejt të jerë e mundur edhe pse ka kohë deri në 4 tetor".

Pirlo nuk zbulohet në lidhje me sistemin taktik përfundimtar ("Mbrojtja me tre? Po provojmë disa zgjidhje, edhe për të parë lojtarët që kemi në dispozicion. Kemi ende edhe 7 ditë për të përgatitur ndeshjen e të dielës") e më tepër mendon për aspektin psikologjik: "Skuadra duhet të ketë entuziazëm, më duket se po mësohen me mënyrën e re të punës e po zbaviten. Por sezoni do të jetë i gjatë".

Cristiano Ronaldo në gol e që tani në formë: "Është mirë, lëviz me lehtësi si tregoi edhe sot e është gati për të bërë një sezon të madh". Në fund, mbi shpresën për të riparë tifozët në stadium për ndeshjen me Sampdorian: "Shpresë ka, urojmë të hapet një pjesë e stadiumit sepse kemi nevojë ne, ashtu si gjithë futbolli italian".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI