Flash

'Mashtrimi' i Suarez: ekzagjeron kërkesën e vonohet për ti mbetur në derë Barcelonës

Lapsi.al 13 September 2020
'Mashtrimi' i Suarez: ekzagjeron kërkesën e vonohet për

Tratativa e Luis Suarez duket se nuk ështe aq e thjeshtë sa duket. Tifozët e Juventus mendojnë se mes bardhezinjve e uruguajanit është vetëm një provim gjuhe e një pasaportë, sidomos pasi Atletico Madrid u tërhoq nga gara, përballë kërkesës së ekzagjeruar të stafit të lojtarit për pagën. Por, sr shkruan sot Mundo Deportivo, pikërisht pas pretendimeve ekonomike të Suarez mund të fshihet një strategji ndryshe: Suarez, dyshohet, po vonohet e po merr kohë, duke mos zgjidhur ende kontratën me Barcelonën, në tentativë për ta vënë pas murit klubin e "ta detyrojë" Koeman ta riintegrojë në organikë.

Me kalimin e ditëve kjo hipotezë forcohet. Pavarësisht se interesi i Juves është i madh, nuk mund të nënvleftësohen kohët e burokracive: të kalojë provimin e italishtes nuk do të thotë që të marrë menjëherë pasaportën. E dinë bardhezinjtë, që negociojnë edhe me Milik e Dzeko e di edhe sulmuesi.

Pikërisht për këtë Mundo Deportivo hedh dyshimin se strategjia e vërtetë e Suarez është të marrë kohë, i bindur se mund të vlejë vitin e mbetur në kontratë e të qendrojë në Barcelonë deri në 2021 bashkë me Messi. Një lloj spy-story në të cilën Juventus nuk ka ndërmend të lejojë të mashtrohet e aq më pak përdoret: nëse javën e ardhshme Suarez nuk bën provimin e nuk zgjidh kontratën me blaugranat, nuk do të humbet më asnjë dite me uruguajanin.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI