Flash

Haaland i befason të gjithë: "Ëndërroj të bëhem 'rapper'"

Lapsi.al 12 September 2020
Haaland i befason të gjithë: "Ëndërroj të

Fiton duartrokitje, i lë të gjithë gojë-hapur e i bën tifozët të ëndërrojnë. Erling Haaland e ka mbyllur sezonin e fundit (luajtur përgjysëm me Salzburg e Borussia Dortmund) me 44 gola të shënuar. Numra impresionues për një djalosh (194 centimetra) që në qershor mbushi 20 vjec. Ai në një mënyrë apo tjetër qëllimin e vetëm ka të zbavisë publikun. E nëse nuk do të ishte bërë futbollist?: "Nëse nuk do tia kisha dalë në sport, do të isha bërë rapper - ka shpjeguar ai për Soccerbible -. Duhet të jem i sinqertë: shpresoj, një ditë, të kem një këngë hit në Norvegji".

Tek Borussia norvegjezi duket i lumtur, madje është i bindur se bëri zgjedhjen e duhur, duke anashkaluar interesin edhe të klubeve më të rëndësishme. "Besoj se unë e im atë, përvec shumë personash të tjerë rreth meje, punuam mirë në zgjedhjen e klubit të ri - shpjegoi Haaland -. U ndjeva në vendin e duhur që në sekondën e parë. Për këtë nga dita në ditë ishte më e lehtë të jepja rendiment, të stërvitesha e të isha menjëherë vetvetja. Për mua kjo është e rëndësishme".

Ajo që e ka impresionuar që në fillim ishte 'muri i verdhë' legjendar i tifozëve të Dortmund. "Herën e parë që e pashë murin e verdhë ishte gjatë nxemjes. Më kujtohet se mu duk jashtëzakonisht i madh. Atmosferë e pabesueshme". Ambjenti ideal për të rrëmbyer duartrokitje, ti lërë të gjithë pa mend. Për momentin me gola. Një ditë, kushedi, me një këngë rap.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI