Flash

F1/ Hamilton tërbon Bottas në Mugello: anglezi i 'djeg' pole position për 59 të mijtat

Lapsi.al 12 September 2020
F1/ Hamilton tërbon Bottas në Mugello: anglezi i 'djeg' pole

Lewis Hamilton arrin në Mugello pole position numër 95 në karrierë, duke mundur për 59 të mijtat shokun e skuadrës Valtteri Bottas. Red Bull monopolizon vijën e dytë të rreshtimit me Max Verstappen të trertin përpara një të rigjeturi Alexander Albon. Pas dominuesve (e sfidantëve të tyre) është Ferrari i Charles Leclerc që do të ndajë vijën e dytë me Racing Point të Lance Stroll. Zhgënjen sërisht Sebastian Vettel, që do të niset nga radha e shtatë.

Asgjë për të bërë për Valtteri Bottas që, pasi mbajti vendin e parë të klasifikimit të kohëve të tre sesioneve të provave të lira, nuk arriti të... "finalizonte" duke lejuar ti rrëmbehet pole position nga Lewis Hamilton: 1 minutë, 15 sekonda e 144 të mijtat për Mbretin e Zi që mori kështu pole position numër 95 në karrierë e tani synon fitoren e 90, vetëm një më pak se Michael Schumacher. Do të mundohen ta pengojnë shoku i tij i skuadrës e Max Verstappen. Hollandezi do të ketë në krah (por me shumë më pak shanse të kërcënojë Mercedes) shokun e tij të skuadrës Alexander Albon.

Kualifikueset i dhurojnë pak buzëqeshje edhe Ferrarit, por vetëm falë Charles Leclerc. Piloti e ngjiti SF1000 deri në vendin e 5, ndërsa në vijën e tretë do të ketë pranë një Racing Point: jo atë të Sergio Perez, pavarësisht se meksikani mori vendin e gjashtë. Sergio duhet të paguajë penalizimin me një vend në stërt për incidentin në provat e lira 2 me Kimi Raikkonen. Në krah të Ferrarit me numër 16 do të jetë RP20 e Lance Stroll. Rikthehet në realitet Pierre Gasly. Fituesi i GP të Italisë gjashtë ditë më parë në Monza ishte i pari që u përjashtua nga Q3 e do të niset bashkë me Romain Grosjean në radhën e tetë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI