Flash

Moto GP: Vinales rrëmben pole position në sekondën e fundit, dëshpërohet Morbidelli

Lapsi.al 12 September 2020
Moto GP: Vinales rrëmben pole position në sekondën e fundit,

Një Maverick Vinales shumë i shpejtë rrëmben pole position në GP e San Marinos në Misano. Spanjolli, që e ka mbyllur sesionin në kohën 1'31''411, do të niset përpara dy Yamahave të tjera të Franco Morbidelli (+0''312) e Quartararo (+0''380). Radha e dytë me shije italiane me Valentino Rossi që do të niset nga vendi i katërt, ndërsa i gjashti Bagnaia. Gjuetia e podiumit për Dovizioson do të fillojë nga vendi i nëntë.

Yamaha merr rezultat të plotë në Misano duke futur tre nga katër motorët në dispozicion në vijën e parë. Pole position është pronë e një Maverick Vinales të jashtëzakonshëm, që pasi entuziazmoi të premten, rrëmbeu në sekondën e fundit kohën më të mirë përpara Franco Morbidellit. Spanjolli, me M1 zyrtare, bëri gjithcka në mënyrën e duhur e në xhiron e fundit në dispozicion regjistroi një kronometrim të frikshëm: 1'31''411 duke lënë pas shpine Yamahat e skuadrës satelit Petronas. Prapa me 312 të mijtat Morbidelli, 380 ato të Fabio Quartararo, që në kthesat e para të cirkuitit Marco Simoncelli të Misanos do të provojë të impenjojë atë që do të jetë shoku i ardhshëm i skuadrës.

Për të gjetur M1 e katërt e të fundit nuk duhet bërë shumë rrugë. Vendi i katërt për Valentino Rossi, por gjuetia e podiumit numër 200 në karrierë do të nisë nga vija e dytë për Doktorin që, pranë vetes do të gjejë dy motorët Pramac të Miller e bashkëkombasit të tij Bagnaia.

Radhë e tretë për Andrea Dovizioso e Ducatin e tij, që e sheh veten të bashkëngjitur me Suzukin e Rins (7°) e Mir (8°). Një fundjavë e komplikuar për Dovin që duhet të tentojë rikuperimin për të vazhduar të jetë pranë El Diablo Quartararo në garën për titullin kampion bote.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI