Flash

Video/ Shikoni lotët e Banega për lamtumirën nga Sevilla: "I kërkoj ndjesë Conte-s"

Lapsi.al 11 September 2020
Video/ Shikoni lotët e Banega për lamtumirën nga Sevilla: "I
Imazhet e lotëve të tij gjatë konferencës për shtyp të lamtumirës nga Sevilla kanë bërë xhiron e botës. Ever Banega largohet nga klubi andaluzian pas 238 ndeshjesh zyrtare (me 28 gola e 37 asist) e në konferencën e shtypit përshëndeti në mënyrë shumë prekëse: "I kishim vënë vetes objektivin të fitonim Europa League e të kualifikoheshim në Champions League e i arritëm të dy - tregoi i përfshirë nga emocioni i përgjithshëm mesfushori, që do të transferohet tek Al-Shabab - Merita shkon për të gjithë punonjësit e kësaj shoqërie të mrekullueshme që na i bëjnë cdo ditë gjërat të thjeshta. Falenderimi im shkon pastaj për tifozët për admirimin e mbështetjen që më kanë dhënë që në ditën e parë. Nuk do ta harroj kurrë". Në lidhje me Europa League, Banega u kthye edhe në debatin, lindur nga një batutë, që shpërtheu me Antonio Conte në finalen e 21 gushtit e ka dashur ti kërkojë ndjesë teknikut të Inter: "Ishte një moment i nxehtë i ndeshjes. Contes i kërkoj ndjesë, nëse ajo që i thashë i ka krijuar bezdi". Lamtumira, lotët, hapi pas e pastaj përqafimi me drejtorin sportiv Monchi, që në 2014 vendosi ta marrë tek Sevilla duke e blerë nga Valencia. https://www.youtube.com/watch?v=WuzuBNkKIYQ

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI