Flash

Mesazhi i hidhur i Klopp: “Non mund të bëjmë si Chelsea’, nuk jemi në pronësi shtetesh apo oligarkësh”

Lapsi.al 10 September 2020
Mesazhi i hidhur i Klopp: “Non mund të bëjmë si

Jürgen Klopp adhuron futbollin, por kur vjen puna tek merkato bëhet i hidhur. Tekniku gjerman nuk ka qenë kurrë një tifoz i shpenzimeve pa fre e vitet e fundit tek Liverpool e tregojnë. Pak blerje por të goditura, si ato të Alisson, Salah apo Van Dijk. Në këtë sezon ka mbërritur vetëm greku Kostas Tsimikas, mbrojtësi i majtë që duhet të jetë një alternativë solide për Robertson. Për pjesën tjetër, shumë heshtje e po aq punë. Edhe sepse, si shpjegoi tekniku gjerman për BBC5, cdo skuadër është në një situatë të ndryshme, sidomos në një periudhë të komplikuar si kjo.

“Cdo klub është në një situatë të ndryshme e është një situatë e një paqartësie globale. Për disa klube duket një problem më i vogël, sepse janë në pronësi shtetesh ose oligarkësh. Por ne jemi një klub ndryshe. E falë këtij identiteti kemi arritur finalen e Champions League dy vjet më parë, e fituam vitin e kaluar e në 2020 fituam Premier League. Nuk mund të ndryshojmë gjithcka nga dita natën e të themi ‘ok, tani të bëjmë si Chelsea’”. Dmth të blejmë shumë lojtarë me shifra të rëndësishme, duke revolucionarizuar skuadrën e vitit të kaluar. Edhe pse në fjalët e Klopp është edhe sjigjetimi klasik për Manchester City e PSG.

Gjermani kërkon të rrisë skuadrën, por në mënyrën e tij. “Ne duam ta përmirësojmë skuadrën, por ka disa mënyra për ta bërë. Një është duke blerë lojtarët, tjetra është të punosh e të përmirësosh kualitetin e të eleminosh difektet. Por futbolli është kështu, askush nuk do të dëgjojë për stërvitjen, mendojnë vetëm për blerjet. Jam në Liverpool prej gati 5 vjetësh e nëse dicka duhet të ndodh do të ndodhë. Ka shumë zëra në gazeta e unë buzëqesh kur shoh emrin tonë që kërkon atë apo këtë lojtar".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI