Flash

"Do jem gjithnjë aty me ty e familjen tënde": Henderson shkruan letrën emocionuese për shokun e larguar nga Liverpool

Lapsi.al 10 September 2020
"Do jem gjithnjë aty me ty e familjen tënde": Henderson

Vite beteja të përjetuara së bashku. Humbje e, për fat, edhe shumë fitore, sidomos në vitet e fundit. Kapiteni i Liverpool Jordan Henderson nuk e harron Dejan Lovren, mbrojtësin e qendrës që i dha lamtumirën Reds në javët e kaluara për të kaluar tek Zenit San Petersburg. E si mënyrën më të mirë ka menduar një letër prekëse...

Ashtu si ka treguar mbrojtësi kroat në Instagram stories, kapiteni i Liverpool ka patur një mendim special për ish-shokun e skuadrës. Një letër e gjatë me domethënie të madhe e edhe një të vecantë, një kopie të trofeut të Premier League fituar në këtë sezon nga Reds. “Èshtë e pamundur të imagjinosh Liverpool pa ty e, sinqerisht, vazhdoj të mos e besoj se u largove e nuk do të kthehesh”, lexohet në mesazhin e dërguar nga Henderson për Lovren. “Ishe një figurë domethënëse në skuadrën tonë e një nga lojtarët më me influencë, na ke ndihmuar të arrijmë këtu ku jemi: fitues e kampionë. Të jam thellësisht mirënjohës e do jem gjithnjë aty me ty e familjen tënde nëse keni nevojë për dicka. Fat të mbarë për të ardhmen e kujto: ke gjithnjë vëllezër në Liverpool”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI