Flash

“Nëse doni Brozovic, bëni gati 40 milionë”: Monaco troket në derën e Inter

Lapsi.al 11 September 2020
“Nëse doni Brozovic, bëni gati 40 milionë”: Monaco

Në një periudhë ardhjesh e largimesh, duket se edhe e ardhmja e Marcelo Brozovic është pak larg Milanos. Zërat për një lamtumirë të kroatit nga Inter shumëfishohen e, duke parë edhe ndonjë problem të vogël të shfaqur jashtë fushave, po kandidohen disa skuadra të interesuara për mesfushorin kroat. E fundit që ka trokitur në dyert e zikaltërve është Monaco. Në Principatë kërkon ta marrë ish-tekniku i tij Nico Kovac, sot trajner i bardhekuqve.

Për Monaco është tentativa e dytë, duke qenë se një muaj më parë kishte vënë në tavolinë 22 milionë euro. Tani klubi i Ligue 1 është futur në lojë me një ofertë më të lartë për të provuar të bindë Inter, që shpreson të arkëtojë rreth 40 milionë. Para që do të riinvestohen menjëherë në një tjetër objektiv të madh të teknikut Conte: N'Golo Kanté.

Për francezin Chelsea kërkon 50 milionë euro, por nuk përjashtohet edhe ndonjë shkëmbim me një shtesë në favor të londinezëve me përfshirjen e Christian Eriksen, si bëjnë të ditur mediat britanike.

Është fakt që në këtë merkato nuk mund të bëhen cmenduri e cdo operacion duhet vlerësuar me kujdes. Sigurisht, koha kalon e edhe për këtë Marotta e Ausulio shpresojnë të arrijnë të gjejnë shpejt një zgjidhje për Brozovic, në mënyrë që të provojë ti bëjë një tjetër dhuratë teknikut për të sfiduar Juventus në garën për titull.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI