Flash

Zaniolo humbi një vit të plotë me dëmtime, e kalon me batutë: "Tani i mbarova gjunjtë"

Lapsi.al 12 September 2020
Zaniolo humbi një vit të plotë me dëmtime, e kalon me

Pas ndonjë ditë të kuptueshme frikë, inati e zhgënjimi, Nicolò Zaniolo është gati të përballojë rikuperimin è dytë të këputjes së ligamenteve në gju në karrierën e tij dhe ka gjetur energji mentale e fizike: "Nuk kam menduar kurrë të tërhiqem, edhye në castin kur kuptova cfarë më kishte ndodhur përsëri". Të hënën operacioni në Austri në klinikën e profesor Fink, gjë që përjashton kështu Villa Stuart ose Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për Corriere dello Sport, mesfushori i Romës gjeti edhe forcë për të buzëqeshur: "Po e kthej në forcë. E pastaj i mbarova gjunjtë... i kam paguar një faturë të shtrenjtë fatit të keq". Dëmtimi në gjurin e majtë gjatë ndeshjes Hollandë-Itali, në fakt, i ndodhi vetëm 8 muaj pas atij në gjurin e djathtë.

Zaniolo, për më tepër, tashmë e di se cfarë gjëje i shkon përballë: "Po,di gjithcka tashmë e kështu e di se do të jetë e vështirë, por në të njëjtën kohë dua të besoj se bëhet fjalë për një eksperiencë formuese. Po numëroj në të kundërt tani ".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI