Flash

Nga kombëtarja italiane tek PSG për 500 mijë euro: "Një nder të luash me më të mirët në botë"

Lapsi.al 11 September 2020
Nga kombëtarja italiane tek PSG për 500 mijë euro: "Një
Për Alessandro Florenzi nis tashmë një aventurë e re, jashtë kufijve të Italisë, pas asaj tek Valencia. Psg ka komunikuar se ka blerë anësorein me titull të përkohshëm nga Roma deri në 30 qershor 2021 për 500mijë euro. Akordi parashikon edhe të drejtën e blerjes në favor të francezëve, që në fund të sezonit të ardhshëm mund të konfirmojnë lojtarin, duke derdhur 9 milionë euro në arkat verdhekuqe. "Do përpiqem të jap maksimumin për Paris Saint-Germain e për tifozët e tij - ka deklaruar anësori pas zyrtarizimit të transferimit në Paris -. Kemi përpara sfida të jashtëzakonshme në këtë sezon. Do të jetë një nder të luaj krah shokëve të mi të rinj, që janë ndër lojtarët më të mirë në botë", ka shtuar Florenzi, që është prezantuar menjëherë nga klubi i ri me fanellën e PSG, ku është konfirmuar edhe numri "i tij" 24. "Jam vecanërisht i lumtur që jam bërë një lojtar i PSG - vazhdoi ish-lojtari verdhekuq - Eshtë një nga skuadrat më të rëndësishme në Europë sot dhe e konfirmoi me vajtjen në finale të Champions League muajin e kaluar".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI