Flash

Varet në litar Afkari, 81 vite burg për vëllezrit: Irani ekzekuton mundësin që u mbrojt nga Trump

Lapsi.al 12 September 2020
Varet në litar Afkari, 81 vite burg për vëllezrit: Irani
Për të kërkuar falje kishin zbritur në fushë presidenti i SHBA-së Donald Trump e edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (Cio), që kërcënon të përjashtojë Iranin nga Lojërat Olimpike. Në ditët e fundit nisi edhe një fushatë në rrjetet sociale, por sot mundësi Navid Afkari, 27 vjec, është ekzekutuar. Sipas autoriteteve gjykuese Afkari ishte konsideruar fajtor për “vrasje të paqëllimshme” kunddrejt një funksionari të autoriteteve publike në Shiraz, qëlluar me thikë në 2 gusht 2018. Si shumë qytete në Iran, Shiraz atë ditë ishte vend i protestave kundër pushtetit e në lidhje me situatën ekonomike e sociale të vendit. Sipas shefit të Departamentit të drejtësisë në provincën e Fars, Kazem Mousavi, Afkari është ekzekutuar këtë mëngjes në burgun e Shiraz. Vëllezrit e tij Vahid e Habib janë dënuar me 54 e 27 vjet burg. Të tre kishin denuncuar se janë torturuar në burg e dënimi me vdekje ishte dhënë mbi bazë të një rrëfimi që pastaj Afkari e kishte tërhequr sepse i ishte marrë nën torturë, ka thënë avokati i tij Hassan Younesi. Në një komunikatë për shtyp Cio është deklaruar “i tronditur” nga ekzekutimi i mundësit iranian.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI