Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Video/ Ancelotti mposht Mourinhon, Everton në krye të Premier League, bashkë me Leicester

Lapsi.al 13 September 2020
Video/ Ancelotti mposht Mourinhon, Everton në krye të Premier League,

Sukses prestigjoz për Everton të Carlo Ancelotti, që në Londër mposhti Tottenham të José Mourinho me rezultatin 1-0. Vendosi një gol i Dominic Calvert-Lewin me një goditje me kokë në të 55'. Toffees janë tashmë në grupin që komandon Premier League, ku bashkohet edhe Leicester që fitoi 3-0 në fushën e West Bromwich. Gol në debutim për ish-lojtarin e Atalanta Timothy Castagne (57'), pastaj dygolësh me penallti i Jamie Vardy (74' e 84').

TOTTENHAM-EVERTON 0-1

Një sfida mes José Mourinho e Carlo Ancelotti nuk mund të jetë kurrë banale, për shumë kryqëzimet që kanë diktuar rrugën e dy mjeshtrave të pankinës (të dy tek Chelsea, te dy tek Real Madrid, të dy në Milano vetëm se në krahë të kundërt). Sfida e re i jep kreditet ish-teknikut kuqezi, që mori në Londër fitoren e parë të madhe me Evertonin e tij të ri. Një skuadër që synon ti vendosë në vështirësi të mëdhatë e Premier League. Tottenham e nisi mirë por ra dukshëm pas pushimit. James Rodriguez, i preferuari i Ancelottit, provoi ti dhuronte teknikut gëzimin e parë, por duhet tia linte protagonizmin Calvert-Lewin që shënoi në të 55 golin vendimtar.

WEST BROMWICH-LEICESTER CITY 0-3

Nisje bindëse për Leicester City të Brendan Rodgers, që po mundohet të lërë pas zhgënjimin e vendit të pestë në fundin e kampionatit të kaluar. Në debutim të kampionatit Foxes morën përpara West Browmich, që rezistoi mirë një pjesë loje. Ndeshja ndryshoi pas një aksioni konfuz brenda zonës së Baggies ku Castagne me një goditje me kokë shënoi golin e avantazhit për Leicester. Tani është e thjeshtë e Vardy shënoi përsëri për Leicester, duke tranformuar në të 74' një penallti për faull të Bartley. Qendërsulmuesi bëri bis 10 minuta më pas, sërisht nga pika e bardhë, për një Leicester që kërkon të mahnisë së më shpejt.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI