Flash

Zaniolo, operohet me sukses: të paktën 6 muaj jashtë fushave

Lapsi.al 13 September 2020
Zaniolo, operohet me sukses: të paktën 6 muaj jashtë fushave
Nicolò Zaniolo është operuar me sukses në gjurin e majtë. Talenti i Romës i është nënshtruar rikostruktimit të ligamentit të kruciatit të majtë në Austria, në klinikën Gelenkpunkt të Innsbruck, e ndërhyrja e kryer nga Profesor Christian Fink (që më parë kishte operuar edhe Demiral e Chiellinin) teknikisht e ka arritur qëllimin. Kohët e rikuperimit janë vlerësuar të paktën gjashtë muaj. Zaniolo tani do të qendrojë një javë në Austri para se të kthehet në Romë. "Nis numërimi mbrapsht", ka shkruar lojtari në rrjetet sociale pas operacionit. Ndërhyrja ka nisur në orën 9.40 të mëngjesit të sotëm e ka përfunduar në dicka më shumë se dy orë. Numri 22 verdhekuq është shoqëruar, përvec familjes e të fejuarës, edhe nga mjeku i Romës Manara e nga fizioterapisti i klubit Esposito.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI