Flash

Video/ Pas rrahjes në fushë, Neymar akuzon Gonzalez për racizëm: "Duhet ta kisha goditur me kokë"

Lapsi.al 14 September 2020
Video/ Pas rrahjes në fushë, Neymar akuzon Gonzalez për
Tensioni e sherri në Paris Saint-Germain-Marseille vazhdon edhe pas 90 minutave të ndeshjes, ku fusha e betejës janë bërë rrjetet sociale. Pas akuzave për racizëm ndaj Alvaro Gonzalez, Neymar rrit dozat në Tëitter: "Më vjen keq vetëm që nuk e godita në fytyrë atë shk******ë". Braziliani ka shkuar edhe më tej: "Për VAR ishte e lehtë të dallonte agresivittetin (braziliani është mes pesë të përjashtuarve në fund të ndeshjes), tani dua të shoh edhe imazhin e racistit që më quajti 'majmun e bir kur*e'. Unë ndëshkohem me të kuq, po atij cfarë do ti ndodhë?". Drejtori sportiv parisien Leonardo ka kritikuar arbitrin Brisard: "Ndeshja ishte jashtë kontrollit, e tregojnë 14 kartonët e verdhë e 5 të kuq, kjo sfidë në javën e tretë të kampionatit është e papranueshme. Nuk e kuptoj përse Federata nuk i ka dërguar një arbitër si Turpin apo Buquet, ky nuk kishte eksperiencë për një klasike si Psg-Marseille". https://www.youtube.com/watch?v=-UCDXvmgias GONZALEZ: "NUK KA VEND PËR RACIZËM" Nga ana e tij, edhe Gonzalez në një farë mënyre i është përgjigjur drejtpërdrejtë O' Ney duke përdorur Twitter: "Nuk ka vend për racizëm. Ndonjëherë duhet të mësosh të humbasësh e të marrësh përgjegjësitë në fushë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI