Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Vidal lirohet nga kontrata me Barcelonën: brenda dy ditësh në Milano

Lapsi.al 14 September 2020
Vidal lirohet nga kontrata me Barcelonën: brenda dy ditësh në

Telenovela e gjatë e Arturo Vidal ka mbërritur tashmë në fund. Mesfushori kilen ka gjetur akordin me Barcelonën për zgjidhjen e kontratës, me një dalje të mirë prej 3 milionë euro e, sapo të vendoset e zeza mbi të bardhë, do të bëhet një lojtar i ri i Inter. Nga ana e tij klubi italian do të derdhë një pagesë të vogël Barças. Stafi i lojarit të preferuar nga Conte e konsideron operacionin të mbyllur deri në 99%, në pikën që në 48/72 orët e ardhshme shpresa është që lojtari të mbërrijë në Milano për vizitat mjekësore të traditës.

Vidal e menaxheri i tij Fernando Felicevich kanë prej kohësh një akord me Inter për një dy-vjecare prej 6 milionë në sezon plus bonus e opsionin për një vit të tretë. Antonio Conte mezi pret të përqafojë lojtarin e tij të shumë kërkuar e ta ketë në dispozicion për Inter-Fiorentina e Benevento-Inter, dy impenjimet e para zyrtare të zikaltërve. Kileni është duke menduar për numrin e fanellës: 23 "i tij" është në shpinën e Barella, ndërsa 8 e preferuar (për momentin është zënë nga Vecino), ndërsa 22 i mbajtur në vitin e parë me bardhezinjtë e në Katalonjë është i lirë. Me Mbretin Artur në radhët e zikaltërve, beteja e gjatë për titullin do të jetë më e lehtë për tu luftuar.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI