Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

F1/ Hamilton rrezikon të dënohet për shkak të një bluze: anglezi e kishte me policinë amerikane

Lapsi.al 14 September 2020
F1/ Hamilton rrezikon të dënohet për shkak të një

Fia po vlerëson mundësinë për të vënë nën hetim kampionin e botës të F1 Lewis Hamilton, për shkak të bluzës që mbajti veshur në cirkuitin e Mugellos, e pastaj edhe në podium, me mbishkrimin "Arrestoni policët që kanë vrarë Breonna Taylor". Në anën e pasme të bluzës ishte fytyra e ndihmësit të parë të Louisville, të plagosur për vdekje nga tetë të shtëna armësh gjatë një bastisje, për një çështje droge, në shtëpinë ku gruaja jetonte me të dashurin e saj. Tre oficerët e përfshirë, njëri prej të cilëve tani është pezulluar, më vonë raportuan se qëllun për tiu përgjigjur të shtënave të personit që jetonte me Taylor.

Ai që bëri të ditur se Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit po mendon të hetojë Hamilton për bluzën e shfaqur në Toskana, ishte një zëdhënës i Fia-s. "Eshtë një hipotezë që po e marrim seriozisht në konsideratë", ka pranuar ai për Bbc. Por a mund të quhet një mesazh me përmbajtje politike ai që shkruhej në bluzën e Hamilton? "Eshtë pikërisht ajo që po vlerësojmë". Federata pretendon se fushata anti-racizëm, është mbështetur nga disa pilotë e në vecanti nga kampioni i Mercedes, por fanella e shfaqur në Mugello nuk i ka ato karakteristika. E tani Hamilton rrezikon sanksione.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI