Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Bale nuk fal asgjë: ikën nga Real, por me xhepat plot

Lapsi.al 15 September 2020
Bale nuk fal asgjë: ikën nga Real, por me xhepat plot

Historia mes Gareth Bale e Real Madrid është pranë fundit, për lumturinë e të dyve. Sipas shtypit madrilen, mardhënia e acaruar prej vitesh është në fazën finale, me palët të gatshme të arrijnë një kompromis që, duke parë rrethanat, përfaqëson të keqen më të vogël. Sipas të dhënave të Deportes Cuatro e të mediave të tjera pranë Casa Blanca, Bale ka nisur të japë sinjalet e para se dëshiron të rikthehet të luajë, duke pranuar edhe një transferim në huazim. Në anën tjetër, Real Madrid është dorëzuar të mos arkëtojë asgjë nga investimi rekord i realizuar në 2013 (ku pagoi lojtarin 100 milionë), vetëm të shpëtojë nga pagesa e rëndë e tij prej 15 milionë, aktualisht rroga e tetë më e lartë në botë, në bazë të klasifikimit të stiluar nga Forbes.

Një gozhdë e vërtetë për Zidane prej më shumë se një viti, Bale është gati të largohet pasi ka refuzuar gati cdo hipotezë lamtumire, duke u kapur pas rrogës milionere. Me vetëm 16 prezenca në Liga në sezonin e kaluar (20 përfshirë kupat) e 2 gola të shënuar, uellsiani është prej kohësh jashtë projektit të Zizou, me të cilin as nuk flet më. Uellsiani, aktualisht rezerva më e paguar në botë, sorrollatet në Valdebebas me indiferencë totale, gati si të ishte një fantazëm e padëshiruar.

Në moshën 31 vjecare, Bale nuk mund ti lejojë vetes një tjetër vit pushim, ndërsa Blancos, përvecse kanë zhvleftësuar krejtësisht lojtarin, duhet ti paguajnë rrogën më të lartë në organikë së bashku me atë të Hazard. Për shkak të krizës së përgjithshme për shkak të pandemisë, asnjë nuk ka treguar interes për Bale, kështu që në Madrid janë gati ta largojnë edhe në huazim. Një zgjidhje që uellsianit i rri mirë, ashtu si edhe Manchester United. Bale nuk do ti vinte keq të tentojë të kthehet protagonist në Manchester, por me kushtin që të mos heqë dorë nga asnjë cent nga ajo që fiton në Madrid. Nëse 15 milionët i paguajnë Blancos ose United, pak rëndësi ka. Uellsiani kërkon të largohet me xhepat plot e nuk ka ndërmend të bëjë ulje.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI