Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Lamtumirë Juventus: Suarez nuk bëhet dot 'italian' para 6 tetorit

Lapsi.al 15 September 2020
Lamtumirë Juventus: Suarez nuk bëhet dot 'italian' para 6

Suarez e Juventus lamtumirë. Sulmuesi i Barcelonës ka përjashtuar në këto orë mundësinë për tu transferuar në kampionatin tonë për të luajtur së bashku me Ronaldo e Dybala. Në mes është cështja pasaportë e kohët për ta marrë. Uruguajani, përmes stafit të tij, ka marrë konfirmimin se - edhe nëse do ta merrte provimin e gjuhës e nevojshme për të marrë nënshtetësinë italiane - nuk do të mund ta merrte pasaportën në kohët e duhura për tu transferuar tek Juventus e të regjistrohej në listën Champions që ka një limit në datën 6 tetor.

Suarez ka ndërmend ta luajë Champions, e për këtë arsye ka ndërmend ti thotë jo bardhezinjve. Uruguajani do të pranojë me shumë mundësi një prej ofertave të tjera interesante që kanë mbërritur në adresë të tij, nga shoqëri të nivelit të lartë që luajnë në kompeticionin më të rëndësishëm europian. Raportet mes sulmuesit e Barcelonës mbeten të tensionuara. Klubi praktikisht e ka lënë jashtë, ndërsa lojtari do një dëmshpërblim të përafërt me atë që do të merrte nëse do të qendronte tek blaugranat, rreth 15 milionë.

E atëherë propizimi i ri i Barças për të lehtësuar daljen e Suarez: në bazë të asaj që do ti ofrojë si pagë klubi i ri i mundshëm i uruguajanit, Barcelona do ti shtojë diferencën për të arritur në shifrën e 15 milionëve, aq sa Suarez do të merrte në Katalonjë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI