Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Nuk ka më tifozë kartoni: Bundesliga nis me stadiumet plot... deri në 20%

Lapsi.al 15 September 2020
Nuk ka më tifozë kartoni: Bundesliga nis me stadiumet plot... deri

Bundesliga është gati të hapë dyert për spektatorët, duke nisur që të premten në rastin e sfidës mes Bayern Mynih e Schalke 04. Qeveria gjermane, sipas asaj që bën të ditur e përditshmja Kicker, ka sqaruar rregullat uniformë për rikthimin e tifozëve në stadiume sipas një akordi të dhënë për gjashtë javë provë gjatë së cilës impiantet mund të plotësohen deri në një maksimum prej 20% të kapacitetit të tyre. Situata do të rivlerësohet më pas në fund të tetorit.

Kështu, është ende shumë herët për të parë 'Murin e Verdhë' të Dortmund, por jo për ti thënë lamtumirë tifozëve të kartonit që kishin zënë shkallët e e stadiumeve në fundjavat post-lockdown: "Duhet të jetë një lloj eksperimenti, një fillim prove", ka njoftuar Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU). Në fakt, në këtë periudhë do të vlerësohen indekset e infektimit në mënyrë që të parashikohen kufizime të reja nëse tejkalohet një prag i caktuar.

Vendimet e pavarura të disa Landeve kishin lejuar që publiku të kthehej për të mbushur tribunat për disa ndeshje të Kupës së Gjermanisë, duke përfshirë një Hans Rostock-Stuttgart të shumëpërfolur, me 7,500 spektatorë pa asnjë lloj distancimi në disa sektorë. Përveç kësaj, katër klube të Bundesligës tashmë kishin marrë dritën jeshile nga autoritetet përkatëse shëndetësore për të filluar sezonin e kampionatit me spektatorë. 8,500 spektatorë do të jenë prezentë në ndeshjet e Werder Bremen kundër Hertha dhe Leipzig kundër Mainz (që korrespondon në të dy rastet me afërsisht 20% të kapacitetit të stadiumit). Eintracht Frankfurt kishte marrë aprovimin për 6,500 tifozë kundër Arminia Bielefeld dhe Union Berlin për 5,000 kundër Augsburg. Tani ka mbërritur edhe protokolli i përbashkët, i cili do të lejojë të gjitha klubet të përqafojnë, të paktën pjesërisht, tifozët e tyre.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI