Flash

Digjet një fermë në Patos

Një fermë blegtorale është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen “29 Marsi” në Patos. S...

19:23

Presioni i Hoennes bëri punë: Bayern konfirmon akordin me Liverpool për Alcantara

Lapsi.al 17 September 2020
Presioni i Hoennes bëri punë: Bayern konfirmon akordin me Liverpool

“Mund të konfirmoj se Bayern ka arritur një akord përfundimtar me Liverpool. Ishte një dëshirë e madhe e Thiagos për të provuar dicka të re në karrierën e tij". Kështu, Karl-Heinz Rummenigge, CEO i klubit gjerman ka zyrtarizuar lëvizjen e merkatos gjatë një interviste për 'Bild LIVE'.

Mbetet tashmë vetëm prezantimi i spanjollit në Anfield Road, sepse në këtë pikë nuk ka dyshime se Thiago Alcantara është një lojtar i Liverpool. Akordi me Bayern Mynih, me të cilët mesfushori kishte edhe një vit kontratë, vërtitet rreth 25 milionë euro plus bonus. Vetëm pak ditë më parë, Uli Hoenness, ish-presidenti i Bayern akuzoi Liverpool e Manchester United se po shantazhonin bavarezët, duke thyer rregullat. Sipas tij ata kishin arritur akordin me lojtarin pa folur fare me klubin. Sic duket shpërthimi i Hoenness ka bërë punë dhe tani akordi përfundimtar është arritur.

Alcantara, 29 vjecari që ka dalë nga Akademia e Barcelonës, pritet tashmë nesër në Liverpool për vizitat mjekësore. Në sezonin e kaluar, ai ka kontribuuar në fitimin e tripletës së Bayern Mynih. Nga debutimi mes profesionistëve, në moshën 18 vjecare, lojtari i kombëtares spanjolle - mes Liga e Bundesliga - ka fituar gjithnjë kampionatin kombëtar, me përjashtim të sezonit 2011/12.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI