Flash

E pësoi si Bayern në finalen e Champions me Manchester, Cungu: "Nuk është fundi i botës"

Lapsi.al 17 September 2020
E pësoi si Bayern në finalen e Champions me Manchester, Cungu:

“Deri në minutën e 90 ishim në avantazh, pavarësisht se ishim me një lojtar më pak. Ndoshta duhet të ishim pak më të kujdesshëm në disa momente. Nuk mund të parashikosh asgjë". Armando Cungu nuk gjen justifikim edhe pse mundohet të shpjegojë atë që ndodhi në minutat shtesë në Elbasan Arena kundër Hapoel Beer Sheva që përmbysi shifrat me dy gola, duke i kujtuar të gjithëve finalen e famshme të Champions në 1999 ku Manchester United në shtesë shënoi dy gola për të përmbysur avantazhin e Bayern. Në kamp Now atehere shënuan Solskjaer e Sheringham, në Elbasan para syve të Cungut Agudelo dhe Varenne.

"Nuk mund të fajësoj asnjë lojtarë. Do t’i komplimentoj djemtë për lojën që kanë bërë - tha Cungu në të nxehtë pas ndeshjes -. Është e vështirë të luash në inferioritet numerik (7 minuta me gjithë shtesë) Kishim problemet tona, ritmi ishte i ulët në pjesën e parë. Jo gjithmonë ia del me 10 lojtarë".

Zhgënjimi të shohësh kualifikimin të ikë nga duart në një formë të tillë është i kuptueshëm, edhe pse Cungu nuk do ta bëjë dramë: "Mërzia është kudo, futbolli i tillë është. Nuk është fundi i botë. Dëshira ishte për të kaluar edhe një tur, për të mirë të klubit dhe djemve, për të thyer një rekord. Ishim shumë afër, tragjike! Duhet të mundohemi të qetësohemi, kampionati është në prag, duhet të përgatitemi për një sezon të vështirë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI