Flash

Marrëveshja me SHBA/ Akuza e PD: 55 deputetë votuan pa e lexuar dokumentin

Partia Demokratike ka ngritur pretendime mbi numrin e deputetëve që janë njohur me përmbajtjen e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për financimin ushtarak, ndërsa Kuvendi ka bërë me dije se i ka vënë në dispozicion opozitës dokumentacionin e kërkuar parlamentar.

14:06

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Milan ambicjoz: Brahimi firmos, tani Jovic për Champions

Lapsi.al 4 September 2020
Milan ambicjoz: Brahimi firmos, tani Jovic për Champions

Në ditën e firmës së Brahim Diaz në kontratën që do ta lidhë me ngjyrat kuqezi për këtë sezon, Milan është kthyer në sulm për një tjetër lojtar të Real Madrid: Luka Jovic. Maldini e Massara po përpiqen ende për një përforcim për repartin ofensiv e qendërsulmuesi serb, është një profil i pëlqyer prej kohësh. Cfarë kanë ndryshuar janë kushtet në krahasim me diskutimet e bëra në fillim të verës: Milan - për të synuar me vendosmëri kualifikimin në Championsin e ardhshëm - tani është i gatshëm të pranojë një huazim të pastër, pa futur në lojë cështjen e të drejtave të blerjes.

Mik e shok reparti i Rebic në kohët e Eintracht Francfurte, kur fitoi me zhurmë golash thirrjen e Madrid, 22 vjecari Jovic është në kërkim të rikthimit protagonist pas një viti të trazuar nga dëmtimet e nga ndonjë faktor jashtë fushës prej kohësh. Profili është i pëlqyer nga drejtuesit e Milan që kërkojnë një zëvendës për Ibrahimovic në qendër të sulmit, por është vështirë të diskutosh për cmimin me Real, që sezonin e kaluar e pagoi 60 milionë euro.

Sot Jovic është i panevojshëm në Spanjë e një huazim, propozimi i fundit i Milan, mund ti gëzojë të gjithë. Ndryshe nga akordi mes dy shoqërive për Brahim Diaz, që ka firmosur kontratën e do të stërvitet në Milanello me grupin, huazimi i të cilit vërtetë është i pastër por ka premtimin për të diskutuar blerjen pranverën e ardhshme, nëse kuqezinjtë do të jenë të interesuar, për Jovic flitet për një sezon të vetëm, një shans për të ndihmuar Milan të ngrejë nivelin. Pagesa e serbit është 5 milionë euro në vit.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI