Flash

La Liga bllokon ikjen e Messit: "Nëse do të largohet, duhet të paguajë klauzolën"

Lapsi.al 30 August 2020
La Liga bllokon ikjen e Messit: "Nëse do të largohet, duhet

Cështja Messi vazhdon të dhurojë episode befasuese, ashtu si është lajmi i orëve të fundit që vjen nga komunikata e La Liga që saktëson, duke e bërë publikisht, se kampioni argjentinas duhet të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës së tij nëse dëshiron të largohet nga Barça, duke i dhënë të drejtë Bartomeut e drejtuesve të tjerë katalanas në këtë cështje. Në këtë pikë, vendimi i Messi për të refuzuar pjesëmarrjen në testet mjekësore të sotëm, mund të kthehet kundër tij.

Kjo është deklarata e plotë: "në lidhje me interpretimet e ndryshme (disa nga të cilat kontradiktore mes tyre) të publikuara në ditët e kaluara në media të ndryshme, lidhur me situatën kontraktuale të futbollistit Lionel Andres Messi me Barcelonën, La Liga mendon se duhet të sqarojë: kontrata është aktualisht në fuqi e parashikon një "klauzolë zgjidhëse" të aplikueshme në rastin kur Messi vendos të ushtrojë zgjidhjen unilaterale të parakohëshme të kontratës, përfshirë në nenet 16 të dekretit 1006/1985, të 26 qershorit, që rregullon raportin e punës të sportistëve profesionistë; konform me normativat e aplikueshme, e duke ndjekur procedurën korresponduese të këtyre rasteve, la Liga nuk do të kryejë procedurën për transferimin e lojtarit nëse nuk ka paguar më parë klauzolën".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI