Flash

F1/ Mercedes shkatërron kundërshtarët në Spa-Francorchamps, Ferrari është një katastrofë

Lapsi.al 30 August 2020
F1/ Mercedes shkatërron kundërshtarët në Spa-Francorchamps,

Lewis Hamilton dominon që nga semafori i kuq në flamurin me kuti garën e Spa-Francorchamps, pa u shqetësuar asnjëherë nga Valtteri Bottas që kompleton suksesin e dyfishtë të Mercedes, që kontrolloi pa probleme Max Verstappen i cili mbylli garën në podium në Cmimin e Madh të Belgjikës, në të cilin Ferrari ishte një dështim i plotë me vendin e 13 të Sebastian Vettel e të 14-in e Charles Leclerc.

Fitorja e katërt e Lewis Hamilton në GP të Belgjikës e 89 në karrierë për kampionin britanik që tashmë “sheh” rekordin absolut prej 91 suksesesh të Michael Schumacher. E si për ta bërë më të vështirë, Ferrari ka përjetuar një nga të dielat më të zeza të historisë, duke u pozicionuar në fund aty ku e kishte nisur garën. Për skuderinë italiane një garë krejtësisht anonime, ku SF1000 u duk në krizë fuqie për shkak të një problemi presioni hidraulik, që i mbajti kokëkuqet në fund të klasifikimit, duke shpëtuar nga xhiro e prapambetur vetëm për shkak të gjatësisë së cirkuitit Spa, më i gjati i kalendarit.

Në krye të klasifikimit, Lewis Hamilton ka udhëhequr suksesin e dyfishtë të Mercedes, pa u rrezikuar nga Valtteri Bottas yë cilit skuderia i bëri të qartë menjëherë përmes radios se nuk ishte rasti për të sfiduar kampionin e botës. Finlandezi u bind dhe i shtoi kontributin e tij Mercedes për Botërorin e Konstruktorëve, duke mbajtur pas Max Verstappen. Për pilotin hollandez, shansi i vetëm për të provuar të thyente hegjemoninë Mercedes ishte një "magji” në fillim të garës, por fuqia e motorit Mercedes nuk ia lejoi.

Max, në anën tjetër, u mbrojt nga sulmi i Daniel Ricciardo që u nis në vijën e dytë bashkë me të. Për Renault në Spa-Francorchamps erdhi performanca më e mirë sezonale: një rezultat skuadre duke qenë se australiani ka konfirmuar në finish vendin e katërt të kualifikueseve, ndërsa skuderia franceze llogarit edhe vendin e pestë të Esteban Ocon që, me një lëvizje në fund, la pas shpinës Red Bull të Alexander Albon, gjithnjë në vështirësi në konfrontimin e brendshëm me Verstappen. Max mbron vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm (110 pikë kundër 107 të Bottas), por sheh ti largohet edhe më shumë Hamilton që shkon në 157, duke lënë një humnerë prej 47 pikësh nga ndjekësi më i afërt.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI