Flash

Franca kundër Rusisë: Helmimi i Navalnit, një akt kriminal

Lapsi.al 25 August 2020
Franca kundër Rusisë: Helmimi i Navalnit, një akt kriminal

Franca ka dënuar ngjarjet më të fundit të ndodhura në Rusi kundër opozitarit Alexei Navalny. Sipas raportit paraprak të mjekëve në Gjermani ai ka qenë viktimë e një helmimi.

Ndërkohë Franca u ka kërkuar autoriteteve ruse një hetim të shpejtë dhe transparent, theksoi Quai d’Orsay nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Franca shpreh shqetësimin e thellë para këtij akti kriminal të kryer kundër një aktori të madh të jetës politike ruse”, deklaroi në një komunikatë ministria duke e gjykuar thelbësore që autoritetet ruse të iniciojnë një hetim të shpejtë dhe transparent, i cili do të lejojë të përcaktohen rrethanat në të cilat është kryer ky akt.

Parisi zyrtar thotë se përgjegjësit e këtij akti duhet të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë dhe përsëriti vullnetin për t’i dhënë opozitarit si dhe të afërmve të tij mbështetje në këto rrethana të vështira.

Pak më parë, Kremlini i konsideroi të nxituara përfundimet e mjekëve gjermanë që arritën në përfundimin se Alexei Navalny ishte helmuar.

Të këshilluara

Mbytet 26-vjeçari në Gjirin e Lalzit (VIDEO)

Një 26-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, ku 26-vjeçari, banues në Durrë...

17:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI