Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Paralajmërimi i ISHP: Vjeshta do të sjellë rritje të rasteve me Covid

Lapsi.al 24 August 2020
Paralajmërimi i ISHP: Vjeshta do të sjellë rritje të rasteve

Ashtu si në të gjithë botën edhe në Shqipëri vjeshta pritet të sjellë rritje të rasteve me koronavirus. Veç virusit pandemik, në qarkullim do të jenë dhe virozat stinore çka do të rrisë alertin në sistemin shëndetësor.

“Do të kemi influencën, gripin, kjo do të bëjë të jemi më në alert dhe të jemi vazhdimisht vigjilentë edhe për të bërë një diagnozë diferenciale të Covid-19 nga infeksionet e tjera stinore”, – thotë ISHP.

Një ditë më parë Komiteti Teknik i Ekspertëve hartoi një paketë rekomandimesh për shkollat, zbatimin e të cilave specialistët e ISHP-së e shohin mjaft të rëndësishme.

“Konkretisht ato do të mbeten tek ruajtja e distancës fizike 1.5 metra, maska nëse i referohemi ciklit të ulët 9-vjeçar rekomandohet, ndryshe nga cikli i lartë 9-vjeçar apo shkollat e mesme, të cilët duhet ta mbajnë këtë maskë. Të gjitha këto nëse do të zbatohen patjetër që do të sjellin një frenim të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë”, – thekson ISHP.

Sipas ekspertëve në shkollat dhe tek fëmijët nuk pritet të ketë vatra infeksioni, por vetëm raste sporadike.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI