Flash

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

4 viktima dhe 78 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 24 August 2020
4 viktima dhe 78 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Sot Maqedonia Veriore regjistroi shifrën më të ulët të të infektuarve me COVID-19, që pas raportit të 4 gushtit. Nga 860 testime të bëra gjatë 24 orëve të fundit, te 78 persona është hasur prania e virusit korona.

Të prekurit janë nga 17 qytete. Nga rastet e reja numër dyshifrorë të të infektuarve ka vetëm Shkupi, 28.

Që nga fillimi i pandemisë, Maqedonia e Veriut regjistron 13673 qytetarë të infektuar. 10150 tashmë e kanë kaluar sfidën shëndetësore të përballjes me këtë sëmundje, duke përfshirë këtu edhe 40 personat e regjistruar si të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë natës së kaluar 4 pacientë kanë ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një 68-vjeçare nga Kumanova, një 71 dhe një 83-vjeçar nga Gostivari dhe viktima e katërt është një 73-vjeçare nga Tetova. Deri tani 568 qytetarë kanë humbur jetën nga ky virus, 234 prej tyre vetëm në Shkup, derisa 2995 raste vazhdojnë të jenë aktive.

Të këshilluara

Zhdukja e Ballkanit

Ballkani që po shuhet Ballkani dikur ishte fucia e barutit e Evropës: vija ndarese midis Evropës së krishterë dhe Perandorisë Osmane; terreni konfliktual për Ru...

10:48

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI