Flash

“Në takimin mes Kosovës e Serbisë mund të marrë pjesë edhe Presidenti Trump”

Lapsi.al 21 August 2020
“Në takimin mes Kosovës e Serbisë mund të marrë

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës dhe Serbisë, mund shtyhet në një datë të përshtatshme, që edhe Presidenti Trump të jetë pjesë e tij. Kështu shkruan Express, mbështetur tek burime diplomatike.

Takimi i caktuar mes Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, me shumë gjasë do të shtyhet për dy ditë, ndërsa thuhet se do të mbahet në 4 shtator. Kosova është pajtuar për shtyrjen e takimit, ndërsa ka mbetur që edhe Serbia të japë qëndrimin e saj. Aranzhimin e takimit mes Kosovës dhe Serbisë e kishte bërë të ditur Richard Grenell, emisar i Trumpit për dialogun.

Këtë takim po e organizon këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit, Robert O’Brien. Zyra e O’Brien ditë më parë i ka konfirmuar Gazetës Express se në takim marrin pjesë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Deri më tani është spekuluar se nga Shtëpia e Bardhë, Kosova e Serbia mund të dalin me lloj-lloj marrëveshje, madje është përmendur edhe mundësia për një marrëveshje finale.

Kryeministri Hoti ka thënë se në takimin në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohet “për projekte madhore të bashkëpunimit ekonomik që do ta ndërrojnë perspektiven ekonomike të Kosovës dhe rajonit”. Edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq ka thënë se Serbia po merr pjesë për të diskutuar tema ekonomike.

Një takim mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar të mbahen më 27 qershor, por u anulua pasi Prokuroria Speciale në Hagë njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte ndaj Presidentit Hashim Thaçi, që veçse ishte nisur në Ëashington për takim. Thaci u kthye në gjysmë të rrugës dhe prej atij njoftimi ai nuk mori pjesë në asnjë takim jashtë Kosovës. Kosova e Serbia u kthyen pas dy vjetëve në tavolinën e bisedimeve të Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, e aty morën pjesë kryeministri Hoti dhe presidenti Vuçiç.

Të këshilluara

Ardian Dvorani kërkon të rikthehet në KED

Ish kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) Ardian Dvorani kërkon të rikthehet në këtë institucion. Dvorani i ka dërguar një letër pasueses së tij në...

12:20

Plas kallashnikovi në Pogradec

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnate në një lokal të Pogradecit. Policia njofton se një 35-vjeçar ka plagosur me kallashnikov shtetasin B. Sh.,...

09:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI