Flash

Del ekspertiza për vdekjen e 17-vjeçares në Velipojë: Nuk ka shenja dhune

Lapsi.al 21 August 2020
Del ekspertiza për vdekjen e 17-vjeçares në Velipojë: Nuk

Del ekspertiza mjeko-ligjore për 17-vjeçaren Enisa Doda që u mbyt në Velipojë teksa kishte dalë për xhiro me motorr uji me 25-vjeçarin tashmë të arrestuar Indrit Bajraktari.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune.

“Vajza nuk ka shenja dhune. 17-vjeçarja ka humbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, mësohet se i arrestuari për ngjarjen e rëndë, 25-vjeçari Indrit Bajraktari, që deri dje deklaronte se nuk mbante mend gjë nga ngjarja, ka pranuar të flasë para hetuesve. Ai ka thënë para hetuesve se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen.

25-vjeçari Bajraktari u arrestua një ditë më parë, ndërsa dyshohet se ka dalë në breg pa e ndihmuar të renë. Ai ishte future në det me motor uji së bashku me 17-vjeçaren, kur kjo e fundit është rrëzuar, duke humbur jetën në det.

Të këshilluara

Ardian Dvorani kërkon të rikthehet në KED

Ish kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) Ardian Dvorani kërkon të rikthehet në këtë institucion. Dvorani i ka dërguar një letër pasueses së tij në...

12:20

Plas kallashnikovi në Pogradec

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pas mesnate në një lokal të Pogradecit. Policia njofton se një 35-vjeçar ka plagosur me kallashnikov shtetasin B. Sh.,...

09:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI