Flash

Veliaj flet për infektimin me Covid dhe jep detaje: Nuk u infektova në Bashki

Lapsi.al 12 August 2020
Veliaj flet për infektimin me Covid dhe jep detaje: Nuk u infektova në

Pasi është shëruar nga Covid-19, Erion Veliaj është ritkhyer në zyrën e tij në Bashki dhe jep detaje nga ditët në karantinë.

“Ndjehem shumë mirë, është dita e parë e lirisë mbas dy javë e gjysëm izolim. Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, që jam pjekur. Nuk u infektova me koronavirus në bashki. Jam ndjekur nga spitali “Shefqet Ndroqi” në shtëpi nga infermierë dhe doktorë si Perlat Kapisysi, Adelina, infermierja. Si komb patjetër që duhet të përballemi me pjesën e fatkeqësisë dhe pjesën e pandemisë, por besoj që ka ardhur momenti që edhe të piqemi pak edhe të kursejmë fjalën e keqe, të kursejmë mallkimin, të kursejmë sharjet dhe të sigurohemi që mbi të gjitha jemi një familje, ne jemi të gjithë shqiptarë dhe duhet të mundohemi që të respektojmë autoritetet, të respektojmë bluzat e bardha, njerëz që po strapacohen.

Unë nuk jam larguar asnjë minutë nga shtëpia ime dhe jo më nga Shqipëria, do të thotë që këta njerëz po bëjnë maksimumin. Nuk dua që të ndaloj polemikat, por dua që të ndaloj kulturën e mallkimit, kulturën e ndjelljes së të keqes, kulturën e gëzimit për fatkeqësinë e tjetrit. Këto janë gjëra të një kulture që ne mund t’i menaxhojmë vetë. Unë besoj fare mirë që ne në këtë aspekt ne mund të bëjmë pak më shumë edhe besoj që dhe për një sëmundje që është e verbër si politikisht si për çdo dallim tjetër do të duhet që dhe ne të jemi të verbër përpara kësaj, do të thotë që ne të trajtojmë të gjithë me unitet”, tha Veliaj në një lidhje me News 24.

Të këshilluara

Ekstradohen drejt Italisë 9 shqiptarë

Interpol Tirana njoftoi se janë ekstraduar drejt Italisë 9 persona që janë arrestuar në Shqipëri për vepra të ndrshme penale, ndërsa akuzoheshin nga Prokuroritë...

17:29

Erion Veliaj mbaron karantinën, del negativ

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë testin e dytë të Covid dhe ka rezultuar negativ. Testin e ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cil...

15:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI