Flash

Policia Rrugore: Në 24 orët e fundit kemi pezulluar 35 leje drejtimi

Lapsi.al 12 August 2020
Policia Rrugore: Në 24 orët e fundit kemi pezulluar 35 leje drejtimi

Policia Rrugore lajmëron se në 24 orët e fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi, ndërsa shton se janë proceduar penalisht 9 drejtues të mjeteve.

Po ashtu, Policia Rrugore thotë se është bërë punë në drejtim të arrestimit dhe procedimit të shoferëve që nuk kishin patentë ose që janë kapur të dehur në timon.

Postimi i Policisë Rrugore:

Siguria rrugore?️, prioritet i punës së përditshme të Policisë Rrugore ?♂?

Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle me radar, për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për sigurinë e jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar shpejtësi deri në 183 km/h✈️?️ në kulmin e trafikut në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur mbikalimi i Gërdecit.

Njëkohësisht kontrollet kanë vijuar edhe me drager, për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 35 leje drejtimi për shpejtësi✈️ mbi normat e lejuara, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe për shkelje të ndryshme, për të cilat në ligj parashikohet masa plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 9 drejtues motomjetesh, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Policia Rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, ka vijuar të ushtrojë kontrollet për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit, që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt apo bëjnë shkelje të tjera që janë burim aksidenti.

Nga verifikimet në terren, gjatë 24 orëve të fundit, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë kapur në kushtet e flagrancës 9 drejtues mjetesh të papajisur me leje drejtimi, si dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit B. K., I. K., R. O dhe T. B.

Si edhe janë proceduar penalisht shtetasit A. R., M. I., S. Z., S. I., G. D. dhe A. S.

Gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 19 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat të lejuara, 12 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 leje drejtimi për shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 88 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 69 për mosvendosje të rripit të sigurimit, 43 për parakalime të gabuara dhe 18 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia Rrugore apelon për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë të numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat, reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Të këshilluara

Erion Veliaj mbaron karantinën, del negativ

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë testin e dytë të Covid dhe ka rezultuar negativ. Testin e ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cil...

15:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI