Flash

PD: Reforma territoriale ka dështuar. Shërbeu vetëm për punësimin e militantëve

Lapsi.al 11 August 2020
PD: Reforma territoriale ka dështuar. Shërbeu vetëm për

Sipas Partisë Demokratike, reforma territoriale është një nga dështimet më të mëdha te qeverisë Rama, pasi sipas tyre ajo është përdorur për punësimit e militantëve.

“Vetëm në dy vjet, 2017-2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërisht në pushtetin lokal.  Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj. Një nga arsyet madhore të reformës territoriale ishte reduktimi drastik i shpenzimeve, por punësimi i militantëve në administratën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre. ”

Ekspertët e Partisë Demokratike vlerësojnë se në raport me dy vite me parë ka 3% më pak teknikë dhe specialistë në Bashkitë e vendit, ndërsa është  rritur me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve.

“Këta janë njerëzit që ngrohin karriget e zyrave, nuk bëjnë asnjë punë dhe sjellin njerëzit vërdallë. Ne harxhojmë 46 milionë euro në vit për pagat e tyre  që këta parazitë të pushtetit të bëjnë like dhe share në Facebook-un e Edi Ramës dhe të keqpërdoren në fushatë elektorale.”

Reforma administrative territoriale sipas Partisë Demokratike  ka dështuar pasi ka  ka prodhuar më shumë korrupsion e më pak shërbime për qytetarët.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI