Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Tension në Mesdhe/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk, lëndohen tre persona

Lapsi.al 11 August 2020
Tension në Mesdhe/ Roja bregdetare greke qëllon drejt jahtit turk,

Mesnatën e ditës së sotme ka pasur tension pranë ishullit grek Rodos, sikurse të shtëna me armë në det. Një varkë e rojës Bregdetare të ishullit të Rodos, gjatë patrullimit të saj në zonën e detit pranë bregut perëndimor, vuri re një jaht të bardhë, që po lëvizte me dyshim pranë brigjeve, njëkohësisht me drita të fikura. Grekët ndoqën dhe qëlluan jahtin turk. Shikoni si pasqyrohet në mediat respektive ngjarja.

Siç thuhet në një deklaratë të Marinës Helenike:

“Pas përdorimit të vazhdueshëm të sinjaleve të ndriçimit nga ekuipazhi i Rojës Bregdetare, në mënyrë që jahti i dyshimtë të ndalej për kontroll, piloti i tij nuk e respektoi, por ngriti shpejtësinë, ndërsa kryente manovra të rrezikshme.

Të shtënat u drejtuan në zona të sigurta, në përputhje me rregullat e angazhimit, në mënyrë që jahti të ndalonte për kontroll. Pasi u ndoqën, jahti u zhvendos në brigjet turke dhe hyri në ujërat territoriale turke të shoqëruar nga dy roje turke”.

Raportimi i mediave greke

Raportimi i medieve turke në lidhje me incidentin

I njëjti incident raportohet edhe nga mediat turke, të cilat akuzojnë Greqinë për hapjen e zjarrit dhe plagosjen e dy turqve dhe një shtetasi sirian.

Konkretisht, sipas Gardës Bregdetare Turke të cituar nga shtypi turk: ​​”Greqia qëlloi mbi një varkë që transportonte qytetarë nga ishulli Rodos në Detin Egje”.

Më tej në deklaratë thuhet se rojet bregdetare kanë thënë se dy turq dhe një shtetas sirian u plagosën dhe varka u mbyt për shkak të sulmit.

Thuhet se sulmi ndodhi në orën 00:40, në ujërat Greke, 7.2 milje detare nga krahina turke e Mugla. Po ashtu u bë e ditur se një ekip i urgjencës u dërgua me katër anije dhe një ekip zhytjeje pas sulmit.

Ndërsa të plagosurit u dërguan në Spitalin Shtetëror Marmaris nga ekipi turk shpëtimtar, por nuk dihet gjendja e tyre.

turke
Raportimi i mediave turke 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI