Flash

Riklthehet Liga e kampioneve/ Gjithçka duhet të dini për "Final 8" në Lisbonë

Lapsi.al 12 August 2020
Riklthehet Liga e kampioneve/ Gjithçka duhet të dini për

Paris SG dhe Atalanta do të hapin sonte turin krejtë të veçantë të Ligës së Kampioneve me ndeshjet çerekfinale të "final8" që do ti zhvillohet i gjithi me nga një takim në Lisbonë. Kjo do të jetë ndeshja e parë e katër ditëve takime që do të zhvillohen me dyer të mbyllura  dhe që do të përfundojnë çerekfinalet të shtunën me takimin M City Lyon (shiko tabelën poshte marrë nga e përditshmja franceze L'equipe).

Gjysëmfinalet do të zhvillohen të në stadiumet Luz dhe Jose Alvalade ndërsa finalja të dielën e 23 gushtit.

Sonte në mbrëmje (21 00) do të luhet një ndeshje spektakolare në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Atalanta e Gasperinit do të përballet me Paris Saint Germain e Neymarit e Mbappes  në “ Estadio da Luz” në Lisbonë.

Të dy skuadrat do të kenë mungesa në këtë takim. Te bergamaskët do të mungojnë Josip Ilicic dhe Pierluigi Gollini, ndërsa te parisienët Marco Verrati, Di Maria dhe  sipas të gjitha gjasave Mbappé nuk do ta nisë ndeshjen nga fillimi (Poshte formacionet). për të fituar sfidën që në mënyrë të jashtëzakonshme prej Covid 19 do të zhvillohet vetëm me një takim Trajneri i PSG Tuchel e ka bërë të qartë se do të mbështetet tek ylli i skuadrës, Neymar.

“Kam përshtypjen që gjithmonë vihet shumë presion mbi Neymarin. Ju nuk mund ta imagjinoni se sa shumë presion ka ai. Por, ai është një djalosh që i pëlqen kjo gjë,  është mësuar të luajë me presion të tillë. Jemi të lumtur që ai e ka mundësinë ta mbyllë ndeshjen me Kylianin, atyre u pëlqen shumë të luajnë me njëri-tjetrin. Neymarit i pëlqejnë ndeshjet e mëdha dhe ndeshjet vendimtare. Ai është një lojtar të cilit mund t’i besosh për ndeshjet e mëdha. Jam i bindur se ai do të luajë mirë dhe do të jetë vendimtar për ne, ai e ka mentalitetin e duhur për këto situata”, ka thënë Tuchel.

Sipas një llogarie që ka bërë sportivja L'equipe vetëm dyshja Neymar- Mbape kushton financiarish më shumë sesa i gjithë ekipi i Bergamos. Ata të dy vlejnë në treg 405 milionë euro (947 milionë gjithë skuadra) ndërsja krejt Atalanta 333 milionë. E megjithate futbolli ka treguar se aty nuk vendosin vetëm paratë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI