Flash

Ekstradohen drejt Italisë 9 shqiptarë

Lapsi.al 12 August 2020
Ekstradohen drejt Italisë 9 shqiptarë

Interpol Tirana njoftoi se janë ekstraduar drejt Italisë 9 persona që janë arrestuar në Shqipëri për vepra të ndrshme penale, ndërsa akuzoheshin nga Prokuroritë e rretheve të ndryshme në Itali.

Sic bëhet me dije në njoftim, të ekstraduarit janë nga mosha 27 deri 72 vjec dhe janë prangosur gjatë këtij viti në Shqipëri, pas akuzave të Prokurorive italiane.

Njoftimi i policisë: 

Vazhdon me sukses dhe rezultate të shkëlqyera puna në grup midis Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (Criminalpol).

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (SCIP), gjatë ditës së sotme u ekstraduan drejt Italisë 9 persona të kërkuar që janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti.

Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.

Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

Të këshilluara

Erion Veliaj mbaron karantinën, del negativ

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë testin e dytë të Covid dhe ka rezultuar negativ. Testin e ka bërë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cil...

15:26

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI