Flash

Plagosje me armë në Fier

Lapsi.al 1 August 2020
Plagosje me armë në Fier

Ngjarje e rëndë në Fier. Policia bën me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen Mbrostar-Ferko, 50-vjeçari N.XH është plagosur me armë në banesën e tezes së tij. Nuk dihen ende se cilët janë autorët, por policia bën me dije se ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz”. Kjo e fundit, pak minuta pas ngjarjes është gjetur e djegur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Njoftimi i Policisë:

Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë. 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

Shuhet nëna e kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, të ëmën Aneta Rama. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes një mesazhi rrëq...

09:54

Të shtëna me armë zjarri në Mullet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Mullet në periferi të Tiranës. Për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për të plagosur. Mës...

20:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI