Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Flet Fauçi: Vaksina kundër Covid në 2021, por jo të gjithë do ta marrin që në fillim

Lapsi.al 31 July 2020
Flet Fauçi: Vaksina kundër Covid në 2021, por jo të

Doktor Anthony Fauci siguroi ligjvënësit të premten se sapo të miratohet një vaksinë e sigurt dhe e efektshme kundër koronavirusit, amerikanët do të kenë qasje të gjerë brenda një kohe të arsyeshme. Përpara një komisioni të posacëm të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton përgjigjen ndaj pandemisë, zoti Fauci shprehu optimizëm "të kujdesshëm" rreth asaj nëse vaksina do të ishte në dispozicion, veçanërisht deri vitin e ardhshëm.

"Besoj, se për një periudhë kohe në 2021-n, amerikanët do të jenë në gjendje ta marrin atë", - tha zoti Fauci, duke iu referuar vaksinës. “Do të ketë një listë për ata që marrin vaksinimet me herët. Nuk mendoj se do ta marrin të gjithë menjëherë", - shpjegoi zoti Fauci.

Por "përfundimisht, brenda një kohe të arsyeshme, planet do të mundësojnë që çdo amerikan që ka nevojë për vaksinën ta marrë atë", - shtoi ai.

Nën drejtimin nga Shtëpia e Bardhë, autoritetet federale të shëndetësisë po zbatojnë një plan për të prodhuar 300 milionë doza të një vaksine në një afat kohor të shkurtër. Zoti Fauci, zyrtari më i lartë i sëmundjes infektive të vendit, tha se një çerek milion njerëz kanë shprehur interes për të marrë pjesë në studime për vaksinat eksperimentale kundër koronavirusin. Ai tha se 250 mijë vetë janë regjistruar në një faqe qeveritare në internet për të marrë pjesë në provat klinike të vaksinave, të cilat janë thelbësore për të përcalktuar sigurisë dhe efektivitetit e tyre. Por jo të gjithë pacientët të cilët dalin vullnetarë marrin pjesë në prova. Zotit Fauci iu bashkua gjatë seancës në komision edhe kreu i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve doktor Robert Redfield dhe admirali Brett Giroir, zyrtar i Shërbimeve Shëndetësore e Humane dhe i ngarkuari me çështjet e testimit.

Zoti Giroir pranoi se aktualisht nuk është e mundur që përgjigjet për të gjitha testet mbi identifikimin e koronavirusit t’u jepen pacientëve brenda dy apo tre ditësh dhe kjo për shkak të kërkesës së madhe në të gjithë vendin siç tha ai.

Shumë ekspertë të shëndetit thonë se rezultatet e testeve për COVID-19 janë pothuajse të pavlefshme kur dorëzohen pas dy ose tre ditësh sepse deri atëherë dritarja për gjurmimin e kontaktit është mbyllur. Të dhënat e fundit të qeverisë tregojnë se rreth 75 për qind e rezultateve të testimit po kthehen brenda pesë ditësh, por pjesa tjetër merr edhe më shumë kohë u tha zoti Giroir ligjvënësve.

Testimi i shpejtë dhe i përhapur është thelbësor për të përmirësuar situatën, por përpjekja e SHBA-së është përkeqsuar nga mungesat në furnizim dhe problemet e hershme të vëna re në fillim të shpërthimit të koronavirusit.

Në një kohë kur përparimi i hershëm duket se është zbehur dhe ndërsa mjegulla e pasigurisë ka përfshirë gjithë tre zyrtarët u bëjnë thirrje amerikanëve që t'u kthehen rregullave bazë të shëndetit publik, siç janë distancimi shoqëror dhe maskat.

Komisini u shfaq i ndarë mbi çështje të rihapjes së shkollave dhe bizneseve, duke pasqyruar ndarjet mes amerikanëve. Kryetari i komisionit ligjvënësi demokrat James Clyburn, tha se Shtëpia e Bardhë duhet të hartojë një plan gjithëpërfshirës kombëtar për të përmirësuar situatën. Republikani kryesor i komisionit Steve Scalise tha që administrata Trump e tashmë një plan lidhur me për vaksinat, testimin, shtëpitë e pleqve si dhe çështje të tjera të lidhura me koronavirusin. /VOA

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Mullet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Mullet në periferi të Tiranës. Për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për të plagosur. Mës...

20:41

Përplaset për vdekje i moshuari në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Policia njofton se një 71-vjeçar është përplasur nga një makinë, tek Inst...

16:54

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43