Flash

Tre vatra zjarri aktive në Dibër prej 3 ditësh, sa hektarë tokë janë djegur

Lapsi.al 31 July 2020
Tre vatra zjarri aktive në Dibër prej 3 ditësh, sa hektarë

Tre vatra zjarri janë aktive prej tre ditësh në teritorin e rrethit Dibër. Një vatër është në sektorin pyjor të Pratit në njësinë administrative Selishtë . Ky zjarr ka rënë prej tre ditësh dhe ka djegur një sipërfaqe pyjore rreth 150 hektarë. Në terren kanë qenë ditën e parë 3 punonjës zjarrfikës dhe një inspektor i policisë së zonës.

Një tjetër vatër ka djegur rreth 40 hektar pyll në zonën e Runjës në Njësinë Administrative të Muhurrit , dhe sot ka kaluar në zonë të lartë kullosore (bjeshkë) duke përshkuar një sipërfaqe të konsiderueshme .

Një vatër tjetër ka nisur në fshatin Topuze në Njësinë Administrative Zall Dardhë dhe ka marrë mbarë sipërfaqe pyjore , toka dhe pemtore në fshatrat e Njësisë Administrative Sllovë. Zjarri ka djegur mbi 150 hektarë pyje dhe kullota , dhe vazhdon të jetë aktiv duke u ngjitur drejt zonës së mbrojtur të masivit të Korabit.

Zjarri ka djegur disa banesa të vjetra pa njerëz pasi banorët janë shpërngulur në Tiranë. Dy banesa që janë ende të banueshme fatmirësisht kanë shpëtuar nga flakët ,pasi të zotët e shtëpisë nuk ndodheshin aty për shkak të festës së Kurban Bajramit.

Në të gjitha vatrat vetëm një grup prej disa zjarrfikës janë më terren dhe dy inspektorë policie . Duket qartë se reforma në pyje vetëm se ka nxjerë zbuluar bashkinë e cila ka një strukturë zyrtarësh për procedura , por nuk ka as mjete dhe as strukturë për ndërhyrje në raste zjarresh apo dëmtimesh. Kalimi i inspektoriatit Pyjor pranë policisë nuk i jep zgjidhje problemit pasi mungojnë kapacitetet e inxhinierëve dhe sinjalizuesve të pyjeve , Bashkia nuk ka asnjë strukturë të mirfilltë për menaxhimin e pyjeve , biles është krijuar një hendek mes Bashkisë , inspektoriatit dhe banorëve lokalë të cilët dilnin vullnetarisht për të fikur zjarret.

Të këshilluara

Përplaset për vdekje i moshuari në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Policia njofton se një 71-vjeçar është përplasur nga një makinë, tek Inst...

16:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI