Flash

Rama i përgjigjet Metës që i përmendi babain komunist

Lapsi.al 31 July 2020
Rama i përgjigjet Metës që i përmendi babain komunist

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta i cili tha se “kryeministri u mburr se është djali i komunistit që vari në mes të Kukësit poetët për fjalën e lirë”. Rama tha se ishte i keqardhur për këtë deklaratë.

"Kur Ilir Meta përmend babain tim, ndjej thjesht keqardhje të thellë për Ilir Metën. T'i vijë turp, por në fund fare kur Ilir Meta të jetë harruar njëherë e përgjithmonë, Kristaq Rama do të jetë aty, tek 'Nëna Shqipëri' dhe Heronjtë e Pavarësisë së Vlorës dhe të gjithë kur të shkojnë të nderojnë dëshmorët apo etërit e pavarësisë do të ngrenë kokën lart dhe do të admirojnë atë që Kristaq Rama i ka lënë këtij vendi" – tha Rama.

"Kur presidenti fton opozitën në zyrë dhe pastaj lëshon klithma dhe kushtrime për përmbysje të regjimit, nuk e di çfarë mund të quhet përveç se drejtues i opozitës.

Kur fton opozitën dhe pastaj bashkë me opozitën bëjnë thirrje për përmbysje të regjimit, thashë kur organizon shtabin e luftës kundër qeverisë në presidencë me opozitën dhe kur del para popullit bashkë me opozitën dhe thërret popullin në miting" – tha Rama në një intervistë për Report TV. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Mullet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Mullet në periferi të Tiranës. Për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për të plagosur. Mës...

20:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI