Flash

Kryenin gjueti të paligjshme në Skrapar, tre të arrestuar

Lapsi.al 1 August 2020
Kryenin gjueti të paligjshme në Skrapar, tre të arrestuar

Policia ka arrestuar në flagrancë tre persona të cilët kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç.

Janë vënë nën pranga shtetasit M. K., 66 vjeç dhe shtetasi E. Ç., 36 vjeç, si dhe po procedohet penalisht në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 52 vjeç. Procedimi ndaj tij filloi pasi në firmën që administron është dëmtuar duke punuar shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili rezultoi i pasiguruar dhe në shkelje të rregullave të sigurimit në punë.

Njoftimi i policisë:

Skrapar

Kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme dhe aksidentalisht plagoset njëri prej tyre, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. K., 66 vjeç, banues në Vërzhezhë, Skrapar.

E. Ç., 36 vjeç dhe J. Ç., 26 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe dyshohet se gjatë gjuetisë është plagosur në dorë shtetasi J. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 52 vjeç, banues në Skrapar, administrator i një firme në fshatin Prishtë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi në firmën që administron është dëmtuar duke punuar shtetasi F. B., 39 vjeç, banues në Korçë, i cili rezultoi i pasiguruar dhe në shkelje të rregullave të sigurimit në punë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Të këshilluara

Isa Mustafa fiton betejën me Covid 19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur ta kalojë pa probleme koronavirusin. Në një test të dytë ai ka rezultuar negativ. Është vet...

11:47

15 raste të reja me Covid në Durrës

Në Durrës janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Deri ditën e djeshme sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë rezultonin 256 r...

10:18

Plagosje me armë në Fier

Ngjarje e rëndë në Fier. Policia bën me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen Mbrostar-Ferko, 50-vjeçari N.XH është plagosur me armë në ba...

10:11

Shuhet nëna e kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë, të ëmën Aneta Rama. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë kryeministri, përmes një mesazhi rrëq...

09:54

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI