Flash

120 raste të reja me Covid në Shqipëri, 4 viktima

Lapsi.al 1 August 2020
120 raste të reja me Covid në Shqipëri, 4 viktima

Katër viktima kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.

Në 24 orët e fundit, janë kryer 510 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 120 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 6 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2961, që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes dhe të zbatojmë me rigorozitet masat e vendosura, sepse virusi është ende mes nesh.

Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (1 Gusht 2020)

Testime totale 41709

Raste pozitive 5396

Raste të shëruara 2961

Raste Aktive 2274

Humbje jete 161 (Qarku Tiranë 83, Shkodër 24, Durrës 21, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 3, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1251

Durrës 277

Shkodër 211

Vlorë 95

Fier 85

Lezhë 84

Korçë 68

Kukës 66

Elbasan 55

Gjirokastër 31

Berat 27

Dibër 24

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Elbasan

Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan,...

13:43

Zjarr masiv në një zonë pyjore të Devollit

Një zjarr masiv ka përfshirë disa dhjetëra hektarë me pyje në fshatin Sul të Devollit. Një vatër aktive zjarri vazhdon prej dy ditësh duke përfshirë një sipë...

11:30

Isa Mustafa fiton betejën me Covid 19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur ta kalojë pa probleme koronavirusin. Në një test të dytë ai ka rezultuar negativ. Është vet...

11:47

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI